Bold

Tingull i fuqishëm që mahnit turmën. I gjithanshëm në dizajn.

Beolit 20

Beolit 20

Altoparlant Bluetooth i fuqishëm

Zgjidhni ngjyrën

Black Anthracite
Black Anthracite

Tingull i fuqishëm për çdo rast. Beolit 20 është një altoparlant Bluetooth i performancës së lartë, me funksion të integruar për karikim wireless.

Duke filluar nga

649

Personalizo

Variantet popullore

Bëhu gati të përjetosh kombinimin perfekt mes stilit dhe performancës. Me tingullin që mahnit çdo publik dhe dizajnin e tij të gjithanshëm e portativ, Beolit 20 ofron një eksperiencë audio zhytëse si asnjë tjetër.

Janë 240 vat që i ndjen.

Janë 240 vat që i ndjen.

Beolit 20 mund të jetë portativ, por ofron fuqi që rivalizon altoparlantë shumë më të mëdhenj. Një kombinim amplifikatorësh të fuqishëm dhe driverash – përfshirë një woofer wideband për bas të thellë dhe vibrues – i jep muzikës suaj prezencën që meriton. Dhe falë shpërndarjes së tingullit në 360 gradë, të gjithë mund ta shijojnë njësoj.

Platformë karikimi wireless

Platformë karikimi wireless

Vendos pajisjen. Kariko pa tela. Shijo muzikën. Në pjesën e sipërme të Beolit 20 do të gjesh një platformë të integruar Qi për karikim pa tela, që mban pajisjet e përputhshme gjithmonë të karikuara, kudo që të jesh. Mund të karikosh edhe ndërsa transmeton muzikë, kështu që nuk ka nevojë të ndërpresësh momentin. Thjesht shijoje.

Instalim pa mundim

Instalim pa mundim

Fuqia e madhe e tingullit, në mënyrën më të thjeshtë të mundshme – ky është Beolit 20. Thjesht ndizeni, lidheni përmes aplikacionit B&O dhe shijoni muzikën. Pa komplikime, pa kabllo të panevojshme.

Bateri me performancë të lartë

Bateri me performancë të lartë

Falë baterisë 3200 mAh dhe optimizimit më të avancuar të energjisë, koha e funksionimit arrin deri në 8 orë me një karikim të vetëm – për muzikë që të shoqëron gjatë gjithë ditës.

Personalizo dëgjimin tënd.

Personalizo dëgjimin tënd.

Bas i fuqishëm që drithëron. Nota të larta kristal të pastra. Nota të mesme në ekuilibër perfekt. Me aplikacionin B&O, akordon çdo detaj të tingullit sipas preferencave të tua. Falë equalizer-it të personalizueshëm dhe çiftimit të shpejtë, gjithçka është nën kontrollin tënd – me disa prekje të thjeshta.

Emri Beolit zë një vend të veçantë në historinë e B&O. Duke u frymëzuar nga dizajnet e së kaluarës, Beolit 20 është një dëshmi e rrënjëve tona – por edhe një deklaratë e qartë për të ardhmen. Thënë thjesht, duket po aq mirë sa tingëllon.

Emri Beolit zë një vend të veçantë në historinë e B&O. Duke u frymëzuar nga dizajnet e së kaluarës, Beolit 20 është një dëshmi e rrënjëve tona – por edhe një deklaratë e qartë për të ardhmen. Thënë thjesht, duket po aq mirë sa tingëllon.

NË KUTI

NË KUTI

Beolit 20, kabllo USB-C në USB-C (1,25 m), adaptor prize (në varësi të variantit), udhëzues i shpejtë (Quick Start Guide).

Specifikimet teknike

Madhësia e rekomanduar e dhomës10-50 m²
Konfigurimi i altoparlantëve3 × 1½” full-range, 1 × 5½” woofer wideband me long-stroke, 2 × 4” radiatorë pasivë për bas.
Amplifikator1 × 35 W Class D për tweeter, 1 × 35 W Class D për woofer; Totali: 70 W
Gama e frekuencës37 - 20.000 Hz
Niveli maksimal i presionit të tingullit (SPL) në 1 m93dB SPL
Kapaciteti i basit77dB SPL
Çiftim stereoPo (i disponueshëm mes Beolit 20 dhe Beolit 17).
Barazues i personalizueshëm i tingullit (EQ)Preset-et janë të disponueshme dhe plotësisht të personalizueshme përmes aplikacionit Bang & Olufsen.
DizajnerCecilie Manz
MaterialetAlumin i anodizuar, lëkurë vegetable-tanned, polimer.
Dimensionet (Gjerësi × Lartësi × Thellësi) (cm)23 cm gjerësi × 18.9 cm lartësi × 13.5 cm thellësi
Pesha2.7 kg
Autonomia e baterisëDeri në 8 orë
Koha e karikimitAfërsisht 3 orë
TjeraKarikim wireless. Karikoni smartfonët dhe pajisjet e tjera të përputhshme pa tela në sipërfaqen e sipërme.
Versioni i Bluetooth-itBluetooth 4.2
Kodeku BluetoothAAC, SBC
Lidhjet fizike1 × USB-C (për karikim), 1 × Line-In (jack 3.5 mm).
Kontrolle në pajisjePo
Kthehu te Bang & Olufsen