
Nuk i ngjan asgjëje tjetër. Nuk tingëllon si asgjë tjetër.

Beosound A1 3rd Gen
Altoparlant Bluetooth rezistent ndaj ujit
Zgjidhni ngjyrën
— Warm GraniteAltoparlant portativ Bluetooth me performancë të përmirësuar të basit, tingull mahnitës 360 gradë dhe bateri që zgjat përtej çdo pritshmërie.
Duke filluar nga
€349
Variantet popullore
Formati ideal për udhëtim që mbart një eksperiencë të fuqishme audio. I realizuar me alumin të përpunuar me saktësi të lartë. Të tjerët mund të provojnë. Por asgjë nuk i afrohet.

I vogël në përmasa. I madh në tingull.
Me woofer-in më të madh në klasën e tij, Beosound A1 ofron bas thellësisht të fuqishëm. Pa përmendur qartësinë që qëndron në ajër dhe prezencën që mbush çdo hapësirë – e gjitha e integruar në një formë kompakte, të përshtatshme për ta marrë me vete.

Fuqia që vazhdon.
Momentet më të bukura nuk duhet të ndërpriten kurrë. Me deri në 24 orë bateri, Beosound A1 zgjat po aq sa edhe ditët më të mira.

Qartësi kudo. Tingull që dëgjohet kudo.
Nga komoditeti i shtëpisë deri në aventurat larg qytetit, sistemi me tre mikrofona garanton që zëri juaj të dëgjohet - i mprehtë, i qartë, i pagabueshëm.

Gjithmonë gati për lidhje.
Mjafton një “play” dhe gjithçka fillon. Falë Bluetooth, Microsoft Swift Pair dhe Google Fast Pair, Beosound A1 lidhet në çast dhe qëndron i fortë në sinjal . Një përvojë dëgjimi errjedhshme dhe e pandërprerë.

Stereo që të emocionon.
Një Beosound A1 krijon atmosferë. Dy krijojnë spektakël. Përjeto stereo të plotë që rrit intensitetin dhe thellësinë e çdo momenti. Falë stereo pairing, mund të kombinosh edhe modele nga gjenerata të ndryshme – si Beosound A1 2nd Gen dhe Beosound A1 3rd Gen.

Tingull që e ndjen.
Ka gjëra që ndihen natyrshëm të përsosura. Alumini i trajtuar me rërë perlash, rripi i butë prej lëkure, 2173 vrima të punuara me saktësi absolute. Me gati 100 vite traditë artizanale, Beosound A1 nuk është thjesht një altoparlant – është një vepër arti. Dhe madhësia e tij kompakte e bën ideal për çdo udhëtim, kudo që të çon aventura.

Qarkullues – dhe jo vetëm në formë
Kur do diçka, dëshiron ta duash gjatë. Dhe tani mundesh. Beosound A1 3rd Gen është altoparlanti i parë Bluetooth në botë i certifikuar Cradle to Cradle Certified® (Bronze), i krijuar për jetëgjatësi. Është projektuar për t’u servisuar, jo për t’u zëvendësuar – në mënyrë që të evoluojë me ty dhe me kohën.

Gati. Në çfarëdo moti.
I mbrojtur nga pluhuri. I papërshkueshëm nga uji. Gati për çdo aventurë. Qoftë spërkatje, rërë apo stuhi, Beosound A1 vazhdon të luajë. Sepse jeta nuk ndalet për motin – dhe as muzika nuk duhet të ndalet.

Garanci deri në 5 vjet
Kur themi se ky altoparlant është ndërtuar për të zgjatur, e themi me bindje. Me deri në pesë vite garanci përmes Beocare, Beosound A1 3rd Gen nuk është thjesht i mbrojtur – ai mbështetet nga një angazhim ndaj cilësisë që shkon përtej tingullit.

I projektuar për t’u riparuar, jo për t’u zëvendësuar
Me dizajnin e tij me bateri të zëvendësueshme, Beosound A1 3rd Gen do të vazhdojë të luajë për shumë vite me radhë.* *Bateria zëvendësohet në një qendër shërbimi të autorizuar B&O ose në showroom-et B&O.

Beosound A1 3rd Gen është i certifikuar Cradle to Cradle Certified® Full Scope: Bronze (v4.1).
Programi Cradle to Cradle Certified® është standardi global udhëheqës për projektimin e produkteve që janë të sigurta, qarkulluese (circular) dhe të prodhuara me përgjegjësi. Dizajni i Beosound A1 3rd Gen është inxhinieruar me materiale qarkulluese për të qëndruar ndër vite. Ai është krijuar për t’u përshtatur dhe për të evoluar me kalimin e kohës përmes përditësimeve të softuerit, duke siguruar që të zhvillohet së bashku me ju. Dizajni i tij modular mundëson mirëmbajtje të lehtë, servis, zëvendësim baterie dhe riparim. Është projektuar me qëllim për një jetë edhe pas përdorimit të tij të parë – që në vetë konceptimin. *Cradle to Cradle Certified® është markë e regjistruar e Cradle to Cradle Products Innovation Institute.

Në kuti
Beosound A1 3rd Gen, Udhëzues i shpejtë (Quick Start Guide), kabllo tekstili USB-C në USB-C, 1.25 m.
