Bold

Soundbar-i premium. I krijuar për të thyer barrierat.

Beosound Theatre

Beosound Theatre

Soundbar që sfidon çdo rregull, me tingull që të përshpejton rrahjet e zemrës.

Zgjidhni ngjyrën

Natural Aluminium / Grey Melange
Natural Aluminium / Grey Melange

Katër inovacione akustike në pritje për patentë, të integruara në një soundbar elegant. Me tingull rrethues Dolby Atmos, dymbëdhjetë drivera të personalizuar dhe përshtatje fleksibile me televizorin, kjo soundbar është krijuar për të zgjatur ndër breza. Mbulesat e zëvendësueshme dhe mundësitë e ndryshme të pozicionimit e bëjnë atë të evoluojë me stilin tënd – për po aq gjatë sa edhe performanca e saj.

Na kontaktoni për çmimin

Personalizo

Variantet popullore

Instalim në shtëpi
Deri në 3 vjet garanci

Me dymbëdhjetë altoparlantë të personalizuar që shpërndajnë tingullin në të gjitha drejtimet, Beosound Theatre, i optimizuar për Dolby Atmos, funksionon si një sistem i fuqishëm me shumë altoparlantë. Dhe megjithatë, e gjithë kjo performancë vjen nga një soundbar i vetëm, me dizajn të jashtëzakonshëm.

Slot in your own screen seamlessly

Slot in your own screen seamlessly

Or get it as a complete TV experience

Or get it as a complete TV experience

Sytë përpara. Veshët kudo.

Sytë përpara. Veshët kudo.

Beosound Theatre nuk ofron vetëm tingull frontal. Me 12 drivera të personalizuar që shpërndajnë tingullin lart, poshtë dhe anash ekranit, ai krijon një atmosferë zanore që mbush çdo cep të dhomës. Dolby Atmos mundëson një përvojë të vërtetë rrethore të tingullit, ndërsa kanali qendror koaksial siguron dialog të kthjellët dhe të qartë. Nuk do të humbisni asnjë fjalë, asnjë pëshpëritje.

Kualitet i përjetshëm

Kualitet i përjetshëm

E krijuar me materiale po aq të bukura sa edhe të qëndrueshme, Beosound Theatre dëshmon se gjërat e mira zgjasin. Përjetësia e aluminit, e formesuar dhe përpunuar në Fabrikën 5, sjellë një prekje autentike mjeshtërie. Mbulesat e zëvendësueshme prej lisi të fortë ose tekstili shtojnë fleksibilitet dhe karakter. Ky është stili dhe jetëgjatësia në harmoni.

Evoluon me kalimin e kohës

Evoluon me kalimin e kohës

Beosound Theatre është krijuar për të ecur me kohën, falë softuerit të avancuar që mundëson veçori të reja në të ardhmen. Koha për një ekran më të madh? Mjafton ta zëvendësosh me një të ri. Kjo qasje modulare siguron që Beosound Theatre të vazhdojë të ofrojë një përvojë rrëqethëse për shumë vite me radhë.

Ndriçon sapo afroheni.

Ndriçon sapo afroheni.

Mjafton të afrohesh dhe ndërfaqja diskrete e Beosound Theatre ndizet menjëherë. Me panelin elegant prej xhami me prekje, navigon muzikën, zgjedh preset-et apo realizon lidhjen Bluetooth. E gjithë kjo me vetëm një prekje.

Është skena jote zanore. Ndërtoje.

Është skena jote zanore. Ndërtoje.

Lidh disa altoparlantë me Beosound Theatre për të kompletuar përvojën Dolby Atmos. Shto altoparlantë pa tela si Beolab 28 në konfigurim, si edhe modele më të vjetra përmes Powerlink, për një eksperiencë gjithëpërfshirëse ku muzika dhe filmi bashkohen në harmoni të plotë.

Lidhu dhe transmeto

Lidhu dhe transmeto

Edhe kur ekrani është i fikur, Beosound Theatre transmeton muzikën tënde të preferuar. Integroje lehtësisht me altoparlantë të tjerë në shtëpi përmes Beolink, Google Cast, Spotify Connect apo AirPlay – për një përvojë të pandërprerë dëgjimi.

Krijoni kombinimin tuaj

Krijoni kombinimin tuaj

Altoparlanti yt flet shumë për atë që je. Dëshiron mbulesa nga lisi i tymosur? Apo një tekstil me ngjyrë të gjallë? Composer-i ynë dixhital të lejon të vizualizosh çdo kënd dhe të ndryshosh ngjyrat në çast. Çdo opsion është përzgjedhur me kujdes nga mjeshtër artizanë dhe artistë. Na kontaktoni.

Beosound Theatre 55” mban certifikimin Cradle to Cradle Certified® Full Scope në nivelin Bronze (v4.0).

Beosound Theatre 55” mban certifikimin Cradle to Cradle Certified® Full Scope në nivelin Bronze (v4.0).

Programi Cradle to Cradle Certified® është standardi global udhëheqës për projektimin e produkteve që janë të sigurta, qarkulluese (circular) dhe të prodhuara me përgjegjësi. Dizajni i Beosound Theatre 55” është inxhinieruar me materiale qarkulluese për të qëndruar ndër vite. Ai është krijuar për t’u përshtatur dhe për të evoluar me kalimin e kohës përmes përditësimeve të softuerit, duke siguruar që të zhvillohet së bashku me ju. Dizajni modular mundëson ndryshime në pamjen vizuale përmes personalizimit dhe lehtëson mirëmbajtjen, servisimin dhe riparimin. Është projektuar me qëllim për një jetë edhe pas përdorimit të tij të parë – që në vetë konceptimin. *Cradle to Cradle Certified® është markë e regjistruar e Cradle to Cradle Products Innovation Institute.

Specifikimet teknike

Madhësia e rekomanduar e dhomës15 - 60 m²
Konfigurimi i altoparlantëve12 drivera altoparlantësh: 2 × 1” tweeter, 4 × 2.5” full-range, 2 × 3” mid-range, 1 × 5.25” mid-range + 1 × 1” tweeter për altoparlant qendror koaksial të personalizuar, 2 × 6.5” woofer të personalizuar.
Amplifikator12 amplifikatorë fuqie: 10 × 60 W amplifikatorë për kanalin qendror, daljet majtas/djathtas/upfiring/side-firing, 2 × 100 W amplifikatorë për daljet e basit; Totali: 800 W.
Gama e frekuencës28 Hz - 23,000 Hz
Niveli maksimal i presionit të tingullit @1m112 dB SPL
Kapaciteti i basit94 dB SPL
Veçori të avancuara të tingullitDekodim i integruar 7.1.4 Dolby Atmos dhe përpunim pasues i akorduar me precizion, me algoritmin proprietar True Image për up-/downmixing; sistem i avancuar i menaxhimit të basit; Adaptive Bass Linearization; mbrojtje termike.
RoomSenseKonfigurim automatik i altoparlantëve me mikrofon të jashtëm: nivel dhe distancë e altoparlantëve; rol i altoparlantit; kompensim i pozicionit të altoparlantit nga 30–10.000 Hz; kompensim i rezonancës së dhomës nga 30–200 Hz.
Formati i zërit HDMIMbështetje për Dolby Atmos: Dolby Digital TrueHD, Dolby Digital Plus 7.1 (përfshirë DD 5.1), Dolby Atmos, Dolby MAT, PCM 7.1 multikanal, MPEG-2 AAC, MPEG-4 HE-AAC.
EQ i personalizueshëm i zëritPreset-et janë të disponueshme dhe plotësisht të personalizueshme përmes aplikacionit Bang & Olufsen.
DizajnerNoto GmbH
MaterialetAlumini, Dru / Pëlhurë, Pëlhurë, Polimer
DimensionetSoundbar me mbajtëse tavoline: 19.7 cm lartësi × 15.7 cm thellësi × 122.2 cm gjerësi; Soundbar me mbajtëse muri (pozicion i afërt): 18.9 cm lartësi × 15.8 cm thellësi × 122.2 cm gjerësi.
Pesha18kg
Konsumi i energjisëTipike 120 W
FuqiaKabllo furnizimi me energji 100–240 V, 50/60 Hz.
Versioni i Bluetooth-itBluetooth 5.1 (BLE dhe EDR)
Kodekët BluetoothAndroid: SBC, iOS: SBC, AAC
WiFiWi-Fi 5 dual-band (2.4 & 5 GHz), IEEE 802.11 b/g/a/n/ac.
Shërbimet streamingApple AirPlay, Spotify Connect, Google Cast, TIDAL Connect, B&O Radio, Deezer, QPlay 2.0
Beolink MultiroomIntegro në mënyrë të pandërprerë disa altoparlantë Bang & Olufsen për të krijuar një përvojë muzikore më të pasur dhe gjithëpërfshirëse.
Beolink SurroundKrijo një eksperiencë autentike surround duke integruar altoparlantë shtesë, qoftë përmes lidhjeve me kabllo apo wireless.
Lidhje pa tela (Wireless)8 × Wireless Power Link / WiSA; 4 × Digital Power Link (me lidhje wireless ose me kabllo, për altoparlantë Bang & Olufsen të bazuar në platformën Mozart)
Lidhjet fizikeHyrje të soundbar-it: 3 × HDMI me CEC, 1 × HDMI eARC me passthrough 4K 120 FPS / 8K 60 FPS / 40 Gbit, 4 × Ethernet 1 Gbit (një port i dedikuar për lidhjen me TV LG OLED për kontroll të integruar përmes Beoremote One dhe aplikacionit Bang & Olufsen), 1 × jack 3.5 mm, 1 × USB-C.
Daljet e Soundbar-it:8 × Power Link (RJ45), 4 × Digital Power Link (me lidhje wireless ose me kabllo, për altoparlantë Bang & Olufsen të bazuar në platformën Mozart).
TelekomandatKontroll i integruar i sistemit, përfshirë TV LG OLED: aplikacioni Bang & Olufsen; Beoremote One BT; Beoremote Halo; komanda nga telekomanda e TV-së (volum, mute, ndezje/standby) përmes HDMI ARC.
Kontrolle në pajisjePo
Kontroll i njësive periferikeKontrollues i integruar për pajisje periferike / set-top box për dy njësi, që ju lejon të kontrolloni set-top box-et me telekomandën Bang & Olufsen.
Kthehu te Bang & Olufsen